Bushati: Të merret shembull konsullata në Milano

Shqipëria

Bushati: Të merret shembull konsullata në Milano

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:05
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë ceremonisë së inaugurimit të konsullatës së përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë ne Milano të Italisë, ka thënë se ky hap duhet të përhapet edhe në vendet tjera.

“Përmes këtij bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës shpresojmë që edhe në vendet tjera, ku ka numër të madh të shqiptarëve, do të jenë në gjendje që ta përsërisin modelin e suksesshëm të Milanos, të cilin e kemi ndërtuar në vjetët e fundit për t’u shërbyer qytetarëve tanë në mënyrë të denjë dhe ta përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën me dinjitet”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, konsullata është shtëpi për shqiptarët, jo vetëm sa i përket mbajtjes së aktiviteteve të përbashkëta, por edhe pse ofron informata për zhvillimet në Shqipëri dhe potencialet e turizmit dhe ekonomisë, në mënyrë që të tërheqin investime të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat