Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në qytetin e Vlorës, ku kryetema e takimit me qytetarët ishte protesta e 27 janarit.
Përmes një mesazhi në “Facebook” Basha shprehet është se qytetarët vlonjatë dhe gjithë Shqipëria do t’i japin një mesazh të fortë Edi Ramës.
Ja statusi i Bashës:
Vlora ka një mesazh të qartë për Edi Ramën:
Më #27janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës, në mes të Tiranës.
Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit.
Banditët e kane vendin në burg, jo në qeveri!