Sot zbardhet Shqipëria nga dëbora, ja çfarë parashikon moti

Shqipëria

Sot zbardhet Shqipëria nga dëbora, ja çfarë parashikon moti

Më: 14 janar 2018 Në ora: 08:30
Ilustrim

Kthjellime dhe vranësirakalimtare dominojnë në Jug dhe Qendër ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në Veri dhe zonat Lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natësgjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndërsadëborë, në zonat malore. 

Vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore, vijojnë ndikimin edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1-2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës. 

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat