Viti 2018 siç të gjithë e dimë është quajtur ‘Viti i Skënderbeut’ nga kryeministri Rama, i cili para pak kohësh publikoi edhe logon e Gjergj Kastriot Skënderbeut’ cila nga 1 janari, do të printohet në të gjitha dokumentet shtetërore dhe do të vijojë gjatë të gjithë vitit.
Por ndryshe nga kryeministri Rama, Berisha e cilëson këtë viti si vitin e drogës dhe krimit shtetëror.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ai ka sulmuar Edi Ramën dhe ka publikuar foton e një logoje ku ironizon edhe këtë nismë të qeverisë.
“Nje miremengjes nga piktori dixhital per Skender-buçin e Spiropalit! Sb”, shkruan Berisha.