Avioni i linjës Bolonjë-Tiranë bën ulje të detyruar, ja arsyeja

Shqipëria

Avioni i linjës Bolonjë-Tiranë bën ulje të detyruar, ja arsyeja

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Avioni i linjës “Blue Panorama” që ishte nisur nga Bolonja me destinacion Tiranën është detyruar të kryejë një ulje emergjente.

Aeroporti “Nënë Tereza” bën me dije lajmin, duke njoftuar lidhur me mbërritjen në kohë reale në Tirana International Airport.

Në faqen e TIR në internet, thuhet se avioni i nisur nga Bolonja që duhet të mbërrinte në Tiranë, ka devijuar rrugës.

Raportohet se një ulje emergjente ka ndodhur për shkak se një pasagjer në bord ka qenë në gjendje të rëndë.

Megjithatë ende nuk ka më shumë detaje rreth ngjarjes në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat