Përfundon raporti i vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP

Shqipëria

Përfundon raporti i vlerësimi për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:54
Ilustrim

Kuvendi ka mbyllur shqyrtimin e kandidaturave të shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit të Kuvendit shqyrtimi është mbyllur brenda afateve  ligjore të përcaktuara në nenin 35 pika 9 të ligjit 115/2016. Në këtë mënyrë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.

Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot dt.15.1.2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Gjithashtu në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat