Bllofi i PD me letrën kundër Tahirit

Shqipëria

Bllofi i PD me letrën kundër Tahirit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:54
Saimir Tahiri

Që në mëngjes PD lajmëroi mediat se do çonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa letra “bombë” kundër Tahirit. Pas vizitës së Alibeaj, u kujdesën që të nxirrnin edhe letrën. Bëhej fjalë për një sigurim makine ku veç emrit të Saimir Tahirit ishte dhe ai i Artan Habiljat.

Ky i fundit nuk është në hetim për asnjë vepër penale në Itali, por është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në vendin tonë, mesa duket pse është vëlla i Moisi Habilajt tashmë i arrestuar në Itali për trafik droge. Por cfarë është me të vertetë kjo letër?

Për njerëzit që nuk marrin shumë vesh nga sigurimet e makinave, gjithë ky investim i PD deri me paraqitjen personalisht të Alibeajt në Prokurori, duhet të jetë patjetër një gjë e rendë. Në fakt është bllofi i radhës, që e bën më politik e më qesharak një hetim që duhet të ishte ndër më seriozët. Në atë kontratë sigurimi, është edhe emri i Saimir Tahirit, por kjo nuk konfirmon asnjë gjë tjetër veç asaj që ka thënë vetë Tahiri.

Pra që makina ishte shitur por pronësia nuk ishte ndërruar sepse ishte bllokuar nga përmbarimi pas gjyqit të Tahirit me femijët e Sali Berishës, Xeni dhe Gita. Për këtë shkak operatori që bën sigurimin e makinës e ka të detyrueshme të shenojë në kontratën e sigurimit edhe pronarin e makinës dhe përdoruesin e saj. Kjo është edhe arsyeja pse në atë dokument që publikoi PD është vetem firma e Artan Habilajt dhe jo e Saimir Tahirit.

Gara e Prokurorisë dhe PD kush të bej më shumë bllofe në publik kundër Saimir Tahirit, po bëhet shenja më e qartë e politizimit të një hetimi që duhet të ishte më i shpejti, më i ploti e më i sakti. Mos u habisni të shihni të tjera ama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat