Policia greke kontrollon shtëpinë e shqiptarit

Shqipëria

Policia greke kontrollon shtëpinë e shqiptarit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Polica greke ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar dhe një greke, pasi janë kapur me drogë në banesë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilët thonë se pas informacioneve në rrugë operative për trafikun e drogës në zonën e Pireut, kanë ndërmarr një operacion i cili në fund ka rezultuar i suksesshëm.

Policia është futur për kontroll, në shtëpinë e çiftit dhe në një vend të veçantë një sasi të madhe kokaine, saktësisht 1.2 kg.

Po ashtu, në banesën e çiftit policia ka sekuestruar edhe një sasi të madhe eurosh cash, që mendohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat