Kandidat për FSHF-në, Fino dorëhiqet nga PS

Shqipëria

Kandidat për FSHF-në, Fino dorëhiqet nga PS

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:28
Bashkim Fino

Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij brenda Partisë Socialiste.

Përmes një deklarate të shkurtër të shpërndarë për publikun, Fino thotë se pavarësisht se nuk është i detyruar ligjërisht, i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Partisë nga funksioni i Sekretarit Organizativ dhe Administrativ të partisë.

“Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, thotë Fino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat