Berisha akuzon rëndë Ramën: Kërcënove gazetaren, urdhërove Gëllçin që t'i hiqnin rrogën

Shqipëria

Berisha akuzon rëndë Ramën: Kërcënove gazetaren, urdhërove Gëllçin që t'i hiqnin rrogën

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:26
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta drejtuar Edi Ramës, kësaj here në lidhje me raportin e kreut të qeverisë me median e vendit.

 Nga aula e parlamentit, Sali Berisha deklaroi se e vërteta që tha një gazetare i “ka djegur” aq shumë Edi Ramës saqë ai ka urdhëruar “Gëllçin e zi” (Thoma Gëllçi, kreu i Radio Televizionit Shqiptar, RTSH) që t’i heqë gazetares në fjalë rrogën e saj.

Ish kryeministri ka kërkuar që parlamenti të ketë si rend të ditës një rezolutë që Berisha e ”pagëzoi” me emrin “Llum Rezoluta”, një titull që i shkon për shtat sjelljes së kryeministrit Rama sipas tij.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë parlament, po parlament vetëm nuk është. Jam këtu për të denoncuar para cdo shqiptari qëndrimin banditeskt, të turpshëm, skizoid, të kreut të ekzekutivit shqiptar i cili, si askush tjetër në faqen e dheut, askush tjetër në planet, kalon para një grupi njerëzish dhe u thotë mirëmëngjes kazan.

Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim kolepktiv ndaj një grupi vajzash e djemsh, përbën një nga aktet më të pashembullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.

Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalët përbledhëse kazan, do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se cdo përmbjatje e vecantë e kazanit, do të thotë se kafshërisht, nuk kënaqesh me ta e do të vërsulesh mbi ta e mbi cdo përmbatje.

Kam kërjkuar e kërkoj një rezolutë, e cila titullohet rezoluta e llum kazanit.

Kjo rezolutë duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njeriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e postit për një ofendim të tillë kolektiv të cilët mund ta dëgjosh vetëm në spitale psikiatrike nga të sëmurët më të degraduar.

Kur një gazetare pat kurajon dhe denoncoi vëllai e llum kazanit si eksponent kryesor të bandës së Xibrakës, llum kazani dërgon mesazherin famëzi Gaz Demi për ta kërcënuar një zonjë, një nënë, për fjalën e lirë. Dhe kur ajo hedh poshtë kërcënimet e një mafiozi, urdhëron Gëllçin e tij të zi që ti presh asaj rrogën njëlloj sikur Shqipëria të ishte Koreja e Veriut.

Sisuata e mediave është katastrofale, ndaj kërkoj të vihet në rend dite rezoluta e Llum Kazanit.”-tha Berisha.

Fjala është për një lajm të publikuar disa javë më parë, ku gazetarja e RTSH-së Anduena Llabani, u gjobit me heqjen e gjysmës së rrogës së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat