Manja i jep përgjigje PD-LSI: Asnjë kompromis, opozita të ulet në komision

Shqipëria

Manja i jep përgjigje PD-LSI: Asnjë kompromis, opozita të ulet në komision

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:27
Ilustrim

Partia Socialiste i ka dhene pergjigje sot kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetuës dhe ligjit lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, permes kreut te komisionit të Ligjeve.

Ulsi Manja u pergjigje keshtu për amendimin kushtetues të opozitës lidhur me KLGJ & KLP:

“Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Politika është shprehur me votë për këtë reformë. Ne do të ecim përpara tashmë. Ndryshimet u miratuan në 21-22 korrik. Palët politike, të gjitha, e shprehën atëherë vullnetin”.

Pse nuk i është bindur Kuvendi Gjykatës Kushtetuese prej 8 muajsh?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në fletoren zyrtare vetëm në 26 dhjetor 2017, pavarësisht se vendimi u mor në prill 2017. Pasi botohet në fletoren zyrtare, atëherë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend i merr në shqyrtim ato.

Për vendimin e botuar në maj, Kuvendi në atë kohë ishte shpërndarë. Duhen 84 vota. Opozita të vijë e të japë mbështetjen për t’i adresuar dhe për t’i votuar menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat