Donald Lu takim me disa deputetë dhe ish-ministra të PD-së

Shqipëria

Donald Lu takim me disa deputetë dhe ish-ministra të PD-së

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:57
Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka mbledhur në një mëngjes pune disa politikanë shqiptarë, midis tyre edhe deputetin Fatmir Mediu, njëkohësisht kryetar i Partisë Republikane dhe aleat i Partisë Demokratike.

Politiko.al raporton se pjesë e takimit ishin gjithashtu ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, dy ish-deputetët e PD, Sherefedin Shehu dhe Astrit Veliaj, si dhe ish-deputetja e PS, Mimoza Hazi. 

Ndonëse takimi ishte organizuar me rastin e ‘Mëngjesit të Lutjeve’, që festohet tradicionalisht nga amerikanët, ambasadori Lu ka diskutuar kryesisht për çështje të politikës së ditës me të pranishmit.

Një prej personave në tavolinë tha për Politiko.al se me ambasadorin Lu kanë diskutuar për ecurinë e reformës në drejtësi dhe për protestën e opozitës, që do të zhvillohet më 27 janar në Tiranë. Megjithatë, ky burim theksoi se në takim u është kërkuar që biseda të jetë kondenciale duke mos dhënë më shumë detaje.

Me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, situata politike në Shqipëri është tensionuar sërish. Ditën e djeshme, opozita paraqiti amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, por përgjigjja që mori në kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte se llimisht duhet të marrin miratimin e SHBA dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat