Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë Duncan Norman.
Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, dhe mësohet se ka zgjatur për rreth 45 minuta.
Takimi mes tyre vjen në kuadër të vetingut në polici, si dhe me operacionit e fundit për goditjen e grupeve kriminale.
Ditën e djeshme, ambasadori Norman pati edhe një takim me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.