Xhixho: Protesta e 27 janarit paqësore, por edhe policia duhet të ruajë qetësinë

Shqipëria

Xhixho: Protesta e 27 janarit paqësore, por edhe policia duhet të ruajë qetësinë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:59
Erisa Xhixho

Nënryetarja e LSI, Erisa Xhixho e ftuar në Report Tv ka zbuluar skenarin e protestës së opozitës në 27 Janar në Tiranë përballë Kryeministrisë.

Ajo u shpreh se protesta do të jetë paqësore, por mesazhin do ta ketë shumë të fortë, ndërsa bëri thirrje që qetësia të ruhet edhe nga policia.

“Qetësia të ruhet nga të dyja anët. Protesta është paqësore, por mesazhin do ta ketë shumë të fortë. Do të ketë fjalime, mesazhe politike, që për mua në themel duhet të kenë ekonominë. 270 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për Lotarinë Amerikane, shifër e frikshme, të gjithë duan të ikin. Në këtë protestë duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur. Unë kam kandiduar vetë në Fier, dhe presioni ka qenë i madh për votën. Ky do të jetë hapi i parë i protestave, do të vijojnë. Rama duhet të ndërgjegjësohet” deklaroi Erisa Xhixho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat