Jazexhi: Ata që shkatërruan flamurin turk në Mirditë kryen akt ekstremizmi

Shqipëria

Jazexhi: Ata që shkatërruan flamurin turk në Mirditë kryen akt ekstremizmi

Më: 16 janar 2018 Në ora: 21:50
Olsi Jazexhi

Historiani Olsi Jazexhi i ftuar në "360Gradë" në Ora News thotë se banorët e Mirditës që shkatërruan simbolin e flamurit turk kryen një akt ekstremizmi.

Jazexhi: Në Mirditë këta persona që bënë sulmin kundër flamurit turk kryen një akt ekstremizmi kundër një simboli të huaj që në këtë rast ishte flamuri turk. Ata duhet t'i përgjigjeshin ligjit.

Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kemi edhe dy vite më herët në 2015, që të njëjtët personazhe sulmuan Kalanë e Lezhës, ku ministrja Mirela Kumbaro vendosi pllakatën e Sulltan Sulejmanit. Ata vandalizuan kalanë, thoshin këtu nuk jemi Turqi dhe si përfundim Ministria e Kulturës u detyrua të tërhiqej. Shteti duhet të përballet me këta persona që kryejnë dhunë të organizuar. Nëse myslimanët shqiptarë do të shkonin në një objekt amerikanë dhe do ta sulmonin, kjo do të quhej terrorizëm.

Myftaraj: Ti flet si xhihadist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat