Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim per nje dite te mbare per gjithe ndjekesit e tij ne Facebook, imazhin spektakolar te vules se akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.