Mbanin armë pa leje, arrestohen dy persona në Shijak

Shqipëria

Mbanin armë pa leje, arrestohen dy persona në Shijak

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:58
Ilustrim

Arrestohen në flagrancë dy persona nga Shijaku pasi po udhëtonin me një “Benz”, ku kishin dhe një pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë arrestuar dy shtetasit, Astrit (Avdyli) Balliu, 43 vjeç, dhe Donald Çullhaj, 23 vjeç, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Kontrolli i dy shtetasve është bërë nga shërbimet e policisë në Xhafzotaj në Shijak ku në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Donald Çullhaj, në një çantë është gjetur një armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19, një krehër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole dhe automjeti tip “Benz”.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat