Prokurori amerikan i Vettingut: Nga hetimet tona kanë dalë gjyqtarë të korruptuar

Shqipëria

Prokurori amerikan i Vettingut: Nga hetimet tona kanë dalë gjyqtarë të korruptuar

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:48
John Leonardo

John Leonardo ka qenë një prokuror i rëndësishëm në SHBA.

Por tashmë 71-vjeçari është pjesë e tetë këshilltarëve ndërkombëtarë, pjesë e një përpjekje të pazakontë për të pastruar Shqipërinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Leonardo ka dhënë një intervistë për portalin amerikan Tucson.com.

BE kërkon që Shqipëria të kalojë në proces vetingu 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, duke ofruar 10 milionë euro për financimin e këtij procesi.

Gjatë kësaj interviste, prokurori amerikan ka zbuluar edhe disa nga manovrat që kanë bërë gjyqtarët në vendin tonë, ku marrin ryshfet për favore të ndryshime ndaj të akuzuarve.

“Nga ajo që shikojmë përgjithësisht në hetimet tona janë gjyqtarët që marrin ryshfet për të hequr akuzat ndaj të tjerëve, lirojnë ta pandehurit që duhet të ekstradohen, shikojmë gjyqtarë që kanë pasuri 5 apo 6 herë më të madhe se sa rroga që fitojnë. Gjyqtarët në këtë vend për 10 vitet e fundit apo më shumë kanë bërë deklarata pasurie të aseteve të tyre, por ne shikojmë se ata pretendojnë që jetojnë në vende modeste, kur në fakt jetojnë vende shumë më luksoze.”, -shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat