Tiranë, 3 të arrestuar për mashtrime kompjuterike

Shqipëria

Tiranë, 3 të arrestuar për mashtrime kompjuterike

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme në prangat e Policisë së Tiranës kanë përfunduar 3 persona. Ata akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të të ardhurave dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.

Uniformat blu kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e 57 aparateve “Dream Box” dhe “Smart Box”.

“Në kuadër të operacionit “Dream Box” u arrestuan shtetasit Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh dhe banues në Tiranë; Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë; Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë”, njofton policia.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave

Tre të arrestuarit në mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate “Dream Box” dhe “Smart Box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat