Vasili: Tregohet qartë kush ka frikë nga drejtësia

Shqipëria

Vasili: Tregohet qartë kush ka frikë nga drejtësia

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:02
Ilustrim

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për ndryshimin e rregullores që kërkon të bëj Partia Socialiste.

Sipas tij ky ndryshim rregulloreje bëhet vetëm se socialistët kanë frikë nga drejtësia, pasi ata janë të përfshirë në shumë afera korruptive.

Pjesë nga deklarata e Vasilit

Janë akte të frikës nga Partia Socialiste, për ndryshimet në rregullore. Nuk janë asgjë tjetër vetëm marrje e masave të forta, për të ndjekur rrugën e ish-ministrit Saimir Tahirit, ku ndaloi arrestimin dhe hetimin e tij.

Partia Socialiste kërkon që të krijoj një mburojë për të krijuar proceduar ndaluar ku drejtësia të mos veprojë mbi ta.

Të gjithë ata që kanë folur  për frikë të opozitës, por të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë se kush ka frikë nga drejtësia.

Kanë frikë nga aferat të rëndë që qëndrojnë mbi të.

Pozicioni jonë ka qenë shumë i qartë, deputetët konsiderohen pa imunitet dhe të hapur për drejtësinë.

Është shumë e qartë se kush ka frikë dhe kush e pengon drejtësinë, kush flet për respekt të kushtetutës. Këta kanë dy kushtetuta një për zgjedhjen e prokurores dhe një për këtë rregullore.

Partia Socialiste është një parti që ka zgjedhur dy kryetar kuvendi, një që drejton grupin që është de fakto dhe një i zgjedhur de jure. Ka ardhur koha që ti jepet fund njëherë e gjithmonë dhe përgjigjen do tja jap populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat