Majko: Do bashkëpunojmë me INSTAT për statistikat e shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria

Majko: Do bashkëpunojmë me INSTAT për statistikat e shqiptarëve jashtë vendit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:34
Pamje nga takimi

Gjatë një takimi me përfaqësues të ministrive, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko vuri theksin tek problematikat që hasin mësuesit dhe studentët e diasporës. Po ashtu, ai nënvizoi edhe nevojën e bashkëpunimit me INSTAT lidhur me statistikat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit.

Grupi i punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit i përbërë nga përfaqësuesit e ministrive ka zhvilluar sot takimin e tretë të tij. Në fokus të diskutimeve ishin fondi për diasporën, bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Institutin e Statistikave si dhe përgatitja e një plani kulturor për diasporën. Ndërkohë, takimi i radhës do të mbahet në datën 16 shkurt 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat