Paloka: Edhe më budallai i Rilindjes e kupton që Rama ka frikë nga drejtësia

Shqipëria

Paloka: Edhe më budallai i Rilindjes e kupton që Rama ka frikë nga drejtësia

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:57
Edi Rama dhe Edi Paloka

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ndryshimet e kërkuara nga deputetët e maxhorancës në rregulloren e Kuvendit për rastet e hetimeve ndaj deputetëve.

Deklarata e tij vjen pas qëndrimit të deputetit Taulant Balla, i cili i bëri thirrje opozitarëve që të bashkoheshin për ndryshimin e rregullores, pasi është e nevojshme.

Paloka thotë se kryeministri Edi Rama është i frikësuar nga drejtësia sa që po nxiton të kap me urgjencë çdo hallkë që lidhet qoftë dhe në distancë me drejtësinë. Ai shpjegon se çfarë do të arrijë Rama sipas tij për të siguruar veten.

Reagimi 

Kush ka frike nga drejtesia e pavarur ...Opozita apo Rama ?

I shpifur dhe i neveritshëm Ramballa u shfaq sot duke u perdredhur perpara gazetareve ne perpjekje per te mbuluar nje te vertete qe tashme e ka kuptuar edhe me budallai i “Rilindjes” ; friken e Rames nga nje drejtesi qe nuk eshte totalisht ne duart e tij.

Pasi shkeli ligjin dhe Kushtetuten per te mbrojtur Saimir Tahirin , Rama vendosi “te legalizoje” keto shkelje duke i futur ne rregulloren e Kuvendit. Pra jo te pasqyrojnë ne rregullore ndryshimet Kushtetuese, sic u perpoq te mashtronte sot , po qe pikerisht shkeljen e Kushtetutes ne Keshillin e Mandateve dhe Rregullores e me pas ne seancen parlamentare, ne rastin Tahiri, ta ktheje ne rregull e ne ligj.

Kaq flagrante dhe e trashe eshte kjo levizje e Rames sa dhe mashtruesit me te paturp te “Rilindjes” , ate qe nxjerr zakonisht ne raste te tilla, sot ju morr goja perpara gazetareve ne perpjekje per ta mbuluar te pegeren e fundit te shefit te tij.

Frika dhe paranoja eshte emblema e Rames per ata qe e njohin mire. Pikerisht kjo frike e kontrrollon dhe sjelljen e tij ne kete rast ku megjithese po duke shkelur Kushtetuten, u vetzgjodh dhe Prokuror i Pergjithshem, nuk ndjehet ende i sigurte.

Anullimi i vendimit te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit pak dite me pare, eshte nje tjeter prove e frikes kryeministrore. Ai qe nuk ka lene rast pa permendur “nderkombetaret” lidhur me reformen ne drejtesi, ne rastin e pare qe keta nderkombetare moren nje vendim jashte interesave te tij, ai i beri “nul” duke perdorur nje nepunes, militant te “Rilindjes”.

Sic duket, rasti i mikut te tij, ish-kryeministrit te Rumanise Ponta , po ja prish terezine Rames qe po nxiton te kap me urgjence cdo hallke qe lidhet qofte dhe ne distance me drejtesine. E per te qene edhe me i sigurte se edhe ata qe po i cakton vete ne institucionet e drejtesise, nuk do e “tradhetojne” , kerkon me ndryshimet e fundit qe do te bej ne rregullore (antikushtetuese dhe keto) te lere fatin e tij dhe te “peshqve” te tjere te medhenj te krimit, vetem ne duart dhe kartonat e “rilindasve” te tij ne Parlament. A thua duhet te kete besim se edhe ata nuk do e “tradhetojne” kur ta shohin qe ka filluar thyerqafja e tij...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat