Rama ngushëllon familjen e Jonuz Musliut

Shqipëria

Rama ngushëllon familjen e Jonuz Musliut

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:58
Jonuz Musliu

Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut, Kryetarit të Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi.

Duke e konsideruar humbje të madhe për gjithë faktorin politik shqiptar, Rama i ka shprehur kështu ngushëllimet familjes së Musliut, i cili u nda nga jeta pas betejës së gjatë të në sëmundje të rëndë për të cilën kurohej në Turqi.

Postimi Rames 

Eshtë ndarë nga jeta Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, njëherësh edhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit!

Eshtë një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës!

Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor bashkëshortes së tij dhe tre djemve; Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit si dhe të gjithë shokëve e miqve të Jonuzit!

U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat