Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut

Shqipëria

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:26
Ilir Meta dhe Jonuz Musliu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginën së Preshevës, z.Jonuz Musliu.

“Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të veprimtarit të devotshëm, patriotit të përkushtuar, me kontribut të vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm për avancimin dhe përforcimin e të drejtave kombëtare dhe politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, z.Jonuz Musliu.

Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar, i përcjell ngushëllimet më të thella e të sinqerta të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të Jonuzit dhe në mënyrë të veçantë të gjithë familjarëve dhe të afërmeve të tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat