Vasili: Partia Socialiste ka frikë nga arrestimet, kërkon ndryshimin e kodit

Shqipëria

Vasili: Partia Socialiste ka frikë nga arrestimet, kërkon ndryshimin e kodit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 17:36
Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka folur për sa i përket ndryshimit të kodit të procedurës penale, i cili ka të bëjë me ligjin për arrestimin e deputetëve.

Në studion e “Report Tv”, Vasili është shprehur se shumica do të pengojë drejtësinë.

“Qartësia është shumë e kthjellët. Kemi pasur një rast shumë të freskët tani që ishte ai i Tahirit, i cili ishte një qëndrim i motivuar politikisht. Për të legjitimuar vendimin që mbajtën për Tahirin, PS krijoi një precedent që nuk ishte më para në Shqipëri. Për herë të parë u ndal Prokuroria, qeveria i bëri bllok”, u shpreh Vasili.

I pyetur nëse LSI do t’u jepte dakordësinë mazhorancës për të ndryshuar ligjin për arrestimin e deputetëve Vasili është shprehur se kjo gjë nuk mund të ndodh.

“Nuk mund të japim dakordësi për një gjë të atillë. Më herët ne kemi kërkuar që asnjë deputet të mos ketë imunitet dhe të jetë i hapur për tu hetuar nga prokuroria. Të hiqet 100 % për ne, këta e duan barrierë betoni”, është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të LSI, duke shtuar se Partia Socialiste ka frikë nga Vetingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat