Deputetja e LSI: Rama po jeton me frikën e përditshme të...

Shqipëria

Deputetja e LSI: Rama po jeton me frikën e përditshme të...

Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:47
Kejdi Mehmetaj

Protesta e 27 janarit nuk është thjesht e opozitës ndaj qeverisë, por është e qytetarëve për gjithccka që po ndodh në Shqipëri, e cila po kthehet në një vend të pabanueshëm.

Kështu u shpreh deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e ftuar në studion e Oraneës, ku paraqiti edhe arsyet sepse qytetarët duhet të mbështesin protestën e 27 janarit.

“Gjithandej në institucionet që bëjnë statistika thonë se 10 % jetojnë nën minimumin jetik në ditë.

Protesta do të bëhet për ato nëna që nuk kanë mundësi të paguajnë shkollën e tyre. Protesta po bëhet për ata të rinj që u thuhet se të vetmen mundësi kanë që të ikin nga Shqipëria.

Rama nuk është duke qeverisur. Është duke jetuar me frikën e përditshme të gabimeve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat