Deputeti i PD: Rama s'rrinte 1 ditë në zyrë po të mos ishte opozita

Shqipëria

Deputeti i PD: Rama s'rrinte 1 ditë në zyrë po të mos ishte opozita

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:32
Ervin Salianji

Një ndër deputetët më të afërt të Lulzim Bashës, Ervin Salianji, deklaron se po të mos ishte opozita, kryeministri Edi Rama nuk do rrinte as edhe një ditë të vetme në zyrën e tij.  

I ftuar në “360 Gradë”, ai sqaroi arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë më 27 janar, duke theksuar se i gjithë pushteti i përqendruar në familjen e kryeministrit. Sipas tij, opozita ka kontrolluar qytetarët në protestat e organizuara, pasi "zemërimi i tyre mund të tejkalonte çdo kufi dhe për rrjedhojë kryeministri dhe qeveria e tij do ishin larguar".  

Salianji: Asnjë ditë nuk do të rrinte në zyrë Edi Rama nëse nuk do të ishte opozita.

Zheji: Në këtë logjikë ju po mbani në detyrë Edi Ramën...

Salianji: Në gjithë botën opozitat janë si një valvul sigurie…

Zheji: Dhe shkarkimi.

Salianji: Një qeveri që shkon në këtë nivel që nuk i intereson rregulli por vetëm përqendrimi i pushtetit. Familja e kryeministrit përqendron naftën. 200 mln euro aferë me mikun e vet. Vetëm me kazinotë këtë vit ka fituar si asnjëherë tjetër mafia e kazinosë. Rriti çmimin e energjisë, rriti tani çmimin e ujit dhe po tarifon. Nuk ka rritur asnjë pension, asnjë rrogë, por ka kanabizuar shoqërinë shqiptare duke detyruar 200 mijë shqiptarë të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat