Çfarë pritet nga negociatat Shqipëri – Greqi në Korçë

Shqipëria

Çfarë pritet nga negociatat Shqipëri – Greqi në Korçë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 08:35
Ditmir Bushati dhe Paskal Milo

Negociatat e Korçës mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, vlerësohen si vijim i përpjekjeve për të zgjidhur çështjet e nxehta të mbartura nga e kaluara.

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo beson se nga takimi i fundjavës mund të ketë rezultat pozitiv të paktën për dy pika, zgjidhja e varrezave greke në Shqipëri dhe Ligji i Luftës që Greqia mban në fuqi.

Diplomati Fatos Tarifa i shikon negociatat të vështira: pala shqiptare sipas tij, duhet të këmbëngulë në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Përcaktimi i kufirit detar dhe zgjidhja e çështjes çame, sipas Paskal Milos dhe Fatos Tarifës janë pikat me të nxehta të negociatave.

Negociatat e Korçës, për Milon e Tarifën, do të rimarrin tema të cilat edhe pse prej kohësh janë në ngërç për tu zgjidhur, diplomacisë e dy vendeve kanë vullnetin për të gjetur një emërues të përbashkët, ndonëse do duhet të marrin kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat