Shqipëri-Greqi, takim 3 ditor në Korçë, ja çfarë pritet të diskutojnë dy ministrat e Jashtëm

Shqipëria

Shqipëri-Greqi, takim 3 ditor në Korçë, ja çfarë pritet të diskutojnë dy ministrat e Jashtëm

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:57
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Pas takimit në Kretë mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias takimi i radhës mes palëve do të nisë sot në qytetin e Korçës.

Takimi vjen në vazhdën e bisedimeve mes palëve për çështjet që ende nuk kanë gjetur dakortësinë siç është ai i ligjit të luftës apo dhe çështje të tjera lidhur me kufirin dhe minoritetin grek në vendin tonë.

Kotzias pritet të mbërrijë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës në mesditë, ndërsa mësohet se ai do të qëndrojë në vendin tonë për tri ditë. Ministrat shoqërohen nga i njëjti delegacion që ishte edhe pjesë e takimit në Kretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat