Milena Hartio është zgjedhur për herë të parë deputete e Paristë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë duke marrë edhe postin Ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike në vitin 2013.
Por me zgjedhjet e 25 qershorit 2017 ajo u emërua Koordinatore Kombëtare për Zonën Rajonale Ekonomike, duke u largua nga posti si ministre.
E ftuar në emisionin Ditë e Re Harito shpjegoi se ky ishte një vendim i Kryeministrit Edi Rama.
“Nuk jam pjesë e qeverisë sepse ky është një vendim i Kryeministrit.”, -thotë ish-ministrja.
Ajo u shpreh se është e kënaqur nga qeveria e ndërtuar, edhe pse nuk është më vetë pjesë e saj.
“Është një qeveri e konsoliduar, më e vogël e cila do të jetë më efikase.”, -shprehet ajo.