Zgjedhja e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane: Mbështesim rekomandimin e EURALIUS dhe OPDAT

Shqipëria

Zgjedhja e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane: Mbështesim rekomandimin e EURALIUS dhe OPDAT

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:58
Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ditën e sotme lidhur me kërkesën e PD-së dhe LSI-së për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku.

Përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’, Ambasada e SHBA-së thotë se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për kontributin që i ofruan parlamentit shqiptar për zgjedhjen e prokurorit.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.”, shkruhet në postimin e ambasadës. 

Deklarata e ambasadorit të SHBA vjen pas propozimit të opozitës për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut. 

Deputetë të PD dhe LSI kanë mbledhur firmat për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin, në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat