Meta takon Mustafën, i shpreh mbështetje për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë

Shqipëria

Meta takon Mustafën, i shpreh mbështetje për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:02
Ilir Meta dhe Ragmi Mustafa

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa.

Lajmin në fjalë e ka bërë me dije vetë Meta, i cili ka hedhur një foto me Mustafën në profilin e tij në ‘Facebook’, ku shprehet se i ka dhënë mbështetje maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë.

“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, z.Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm.”, shkruan Meta në ‘Facebook’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat