Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

Shqipëria

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:14
Ilustrim

Më parë ishte njoftuar nga FSHF se java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhej më datë 27 janar, por pak minuta më parë FSHF ka ardhur me një njoftim të dytë.

Sipas këtij njoftimi këto ndeshje do të luhen të gjitha në datën 26 Janar 2018, për shkak se në datën 27 janar Policia e Shtetit nuk merr përsiper garantimin e sigurisë në stadium. Kujtojmë që në datën 27 janar janë paralajmëruar protesta nga opozita e vendit.

Gjithashtu, FSHF ka bërë publik edhe kalendarin e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet në datën 31 janar 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat