A do të ketë shkulje pllakash më 27 janar? Duma shprehet se pjesëmarrja do të jetë decizive

Shqipëria

A do të ketë shkulje pllakash më 27 janar? Duma shprehet se pjesëmarrja do të jetë decizive

Më: 20 janar 2018 Në ora: 00:41
Ilustrim

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

Duma: Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditë është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën.

Në studion e lajmeve të Ora Neës, ajo tha se punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion.

Duma: Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi por edhe cilësi. Pjesmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës.

Por çfarë synon opozita përmes 27 janarit?

Duma: Së pari të nisë atë që është një valë protestash, është e vetmja mënyrë për të tronditur atë qeverisje që sot po rrezikon të shkojë në një tirani dhe autokraci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat