Drogë nga Shqipëria në Greqi, pezullohet nga detyra shefi i krimit në Korçë

Shqipëria

Drogë nga Shqipëria në Greqi, pezullohet nga detyra shefi i krimit në Korçë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:40
Edmond Çela

Mesditën e sotme shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela është pezulluar nga detyra pas sekuestrimit të 2 kg heroinë të premten në Kapshticë.

Gjatë ditës së djeshme droga u gjet nga policia greke në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi.

Ndërsa nga hetimet e para rezulton se pronar i saj është Edmond Çela.

Policia shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike në autobus, por nuk arriti ta gjejë, ndërsa pas rikontrollit nga pala greke me aparatura më speciale është bërë zbulimi.

Çela është pezulluar nga SHÇBA, pasi është pronari i linjës së autobusit ku u sekuestrua heroina, që kishte destinacion Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat