Goditi me shpullë shefin e gruas, dënohet me burg shqiptari në Itali

Shqipëria

Goditi me shpullë shefin e gruas, dënohet me burg shqiptari në Itali

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

1 vit burg ka qenë dënimi i dhënë nga Gjykata e Leçes për shqiptarin Edmond C., që kishte goditur me shpullë shefin e gruas, pasi prej kohësh nuk po i jepte rrogën.

Bashkëshortja e shqiptarit, e thirrur si dëshmitare në gjyq, rrëfeu: “Deri në fillim të 2015-ës, punoja në restorantin Da Giovanna a Costa Masnaga”.

“Punova atje deri sa aktiviteti u mbyll. Me pronarin rashë dakord që do më kalonte në llogarinë time 70% të parave që duhet të më jepte, gati 14 mijë euro. Unë e besova, se kisha pasur raport të mirë me pronarin, ndonëse bashkëshorti im më tha se ato para nuk do t’i kisha parë ndonjëherë me sy”, tha ajo.

“Në muajin maj të 2016-ës unë dhe burri im shkuam tek hoteli ku punonte ish-shefi. Sapo na pa nuk na priti mirë, na u drejtua me fjalë të rënda. Në mes të debatit burri nuk duron më dhe e ka qëlluar me një shpullë. Nuk kam vështirësi të pranoj se ai ka gabuar, por ju siguroj se e ka qëlluar një herë të vetme”, shtoi gruaja.

Ajo theksoi se deri më tani ka arritur të marrë vetëm gjysmën e parave nga ish-shefi. Para dy vjetësh shtetasi Edmond C. ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në Shqipëri, por gjykata e kishte lënë të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat