2 kg heroinë në autobus, pezullohen 6 policë të kufirit në Korçë

Shqipëria

2 kg heroinë në autobus, pezullohen 6 policë të kufirit në Korçë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:34
Korçë

2 kilogramë heroinë që u zbulua nga pala greke në një autobus që dilte nga Shqipëria, ka sjellë pezullimin e 6 punonjësve të policisë, mes tyre edhe të shefit të hetimit të krimit në drejtorinë Kufitare të Korçës.

Më datë 19 janar në doganën e kufirit të shtetit grek në Kapshticë është kapur një sasi prej 2 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë.

Për sqarimin e rrethanave të këtij rasti Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë ka pezulluar përkohësisht nga detyra 6 punonjës policie, ndërmjet tyre Edmond Çela, Shef i Hetimit të Krimit në DVKM, Korçë.

Çela është pezulluar nga SHÇBA, pasi është pronari i linjës së autobusit ku u sekuestrua heroina, që kishte destinacion Greqinë.

Punonjësit e tjerë të pezulluar: 

S.P, me detyrë përgjegjës turni në PKK- Kapshticë,

 B.S ; D.N ; M.M; të tre trup shërbimi në PKK Kapshticë

K.A, trup shërbimi në Sektorin e Hetimit në DVKM-Korçë.

"Kjo procedurë u bë në bashkëpunim me SHÇBA dhe Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të parë nëse ka ose jo implikim të punonjësve të policisë në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike", thuhet në një njoftim zyrtar të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat