Përfundon dita e dytë e takimit kokë më kokë Bushati-Kotzias

Shqipëria

Përfundon dita e dytë e takimit kokë më kokë Bushati-Kotzias

Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:14
Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës.

Mësohet se takimi po zhvillohet në një klimë shumë të mirë dhe vjen pak ditë pasi presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, një veprim që u prit shumë mirë nga Athina zyrtare.

Bushati-Kotzias në Korçë, takimi i dytë pritet me protesta: Drejtësi për vdekjen e shqiptarit

Para dites se dyte te takimit mes ministrit te Jashtem, Ditmir Bushati me homologun grek, Kotizas, para hotelit ku qendron diplomati greke jane mbledhur ne proteste, Shoqëria Civile dhe familjarët e Pëllumb Marnikollajt, i riu qe vdiq në një komisariat në Greqi në 2016.

Me parrulla ne duar dhe thirrje ata kërkojnë hetim, zbardhje  te ngjarjes dhe nxjerrjen e pergjegjesve para drejtesise.

Kujtojme se 29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj nderrroi jete ne gushtin e dy viteve me pare teksa ishte ne komisariatin e policisë “Kato Patisia” në Athinë.

Trupi i tij ishte me shenja dhe fraktura dhe familja beri akzua te forta per vrasje duke kerkuar drejtesi.

Nje dite me pare, Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias u takua me ministin tone, Bushati, pikerisht ne Korce, ne vijim te takimeve per zgjidhjen e problemeve qe ka ende mes dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat