Familjarët e Aleks Nikës mesazh Arta Markut:

Shqipëria

Familjarët e Aleks Nikës mesazh Arta Markut:

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

7-vjetori, xhaxhai i Aleks Nikës që u vra para Kryeministrisë: Adriatik Llalla fshehu provat, Gjykata e Strasburgut urdhëron hapjen e dosjes, SHBA-BE na kanë premtuar ndihmë, shpresë edhe tek Byroja e Hetimit.

Largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe emërimi i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me mbështetjen e fortë të SHBA-BE, ka zgjuar shpresat tek familjarët e viktimave të 21 Janarit, për hapjen e dosjes dhe rinisjen e hetimeve, për urdhëruesit e vrasjeve, ekzekutuesit, penguesit e drejtësisë dhe manipuluesit e provave.

Në 7-vjetorin e masakrës në bulevard, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë para Kryeministrisë, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, i dha një mesazh kryeprokurores së përkohshme Arta Makut. Teksa shpreh besimin tek kryeprokurorja e re, Nika i kërkon zonjës Marku që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila ka urdhëruar drejtësinë shqiptare që të hapë dosjen.

Nika akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla se ka zvarritur hetimet si dhe fshehur provat për vrasjen e Alekstit, për shkak, sipas tij, të një aleance me Partinë Demokratike dhe Gjykatën e Lartë. Marku tha se familjarët e Aleksit presin me shpresë edhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, duke iu referuar Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Xhaxhai i Aleks Nikës rrëfeu edhe komunikimin me ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat