Video+18/ Dalin pamjet, ja si e vrau vajzën në Tiranë ‘Otelloja’ i Zharrzës

Shqipëria

Video+18/ Dalin pamjet, ja si e vrau vajzën në Tiranë ‘Otelloja’ i Zharrzës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Dalin pamjet e vrasjes së ndodhur pak orë më parë në afërsi të derës së Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku i riu Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e 23 vjeçarit për t’u lidhur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pasi fjala është për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore.

23-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike ka qëlluar më pas edhe veten.

Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën.

Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur.

Pamjet janë publikuar nga “SOSnews”. Kujdes, pasi janë filmime të rënda.

Si ndodhi ngjarja e rëndë sot në Tiranë

Policia ka dalë në njoftim për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytet, ku një djalë 23 vjeç ka qëlluar një studente mjekësie nga Fieri dhe më pas ka qëlluar veten me pistoletë në kokë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Studentja Arieta Murati, 21 vjeçe studente nga Fieri është viktima, kurse agresori është shtetasi A.Belulaj.

Image

Pamjet e tmerrshme nga vendi i krimit

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku një i ri qëlloi me armë zjarri një vajzë e cila ndërroi jetë në spital dhe më pas ka qëlluar veten. Autori ndodhet ne gjendje te rende ne reanimacionin e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur pranë fakultetit të Mjekësisë përballë spitalit Nënë Tereza, ku siç shihet nga fotot e siguruara nga “Panorama” arma me të cilën ka qëlluar i riu ndodhet në tokë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat