Zbulohen tri çanta me drogë në kufirin greko – shqiptar, në kërkim autorët

Shqipëria

Zbulohen tri çanta me drogë në kufirin greko – shqiptar, në kërkim autorët

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Policia e shtetit grek ka arritur të sekuestrojë 76 kilogramë e 310 gram marijuanë në Igumenicë, shumë pranë kufirit greko – shqiptar.

Mediat helene kanë raportuar se droga është gjetur e fshehur në tre çanta dhe se aty brenda kishte 29 pako me lëndë narkotike. Ka dyshime se trafikantët kanë braktisur çantat me drogë sapo ata kanë parë policinë teksa afrohej. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat