Një parandienjë për atë që do t’i ndodhte sot? Ky është postimi i Ariela Muratit

Shqipëria

Një parandienjë për atë që do t’i ndodhte sot? Ky është postimi i Ariela Muratit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:17
Ariela Murati

Shumë shpesh njerëzit flasin për parandienja, sidomos kur diçka e keqe afrohet... dhe duket sikur një të tillë e ka patur edhe 21 vjeçarja Ariela Murati, e vrarë sot nga duart e një 23 vjeçari i cili nuk pranoni dot refuzimin që i bëri e reja.

Të rinjtë njiheshin prej vitesh dhe pavarësisht se po prej vitesh (që në kohën e gjimnazit) Aldison Beluli i kishte shprehur dashurinë 21 vjeçares, Ariela kishte refuzuar.

Në njëri ndër postimet e fundit që Ariela kishte hedhur në rrjetin social, do të shkruhej ky mesazh domethënës, një prelud i asaj që i ndodhi vetë 21 vjeçares... nuk e vrau një armë, por një person...

Zanafilla e tragjedisë që ndodhi sot në Tiranë

Aldison Belulaj dhe Ariela Murati njiheshin prej kohësh mes tyre. Të dy të rinjtë kishin përfunduar studimet në të njëjtin gjimnaz, në Zharrëz, në shkollën Sotir Kapo.

Aldison Belulaj prej vitesh kërkonte që të lidhej me Ariela Muratin. 23 vjeçari e kishte shprehur hapur dashurinë që ndiente për 21 vjeçaren, por Ariela Murati asnjëherë nuk ia kishte kthyer mbrapsht dashurinë duke e refuzuar.

Mësohet madje se i riu me origjinë nga Fieri i kishte shkuar në shtëpi 21 vjeçares dhe i kishte kërkuar dorën të atit dhe familjarëve të Muratit.

Familjarët e 21 vjeçares e kishin refuzuar kategorikisht të riun dhe i kishin kërkuar që çështja të mbyllej me kaq dhe ai ta linte të qetë vajzën. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi edhe në Tiranë, (ku e reja kishte ardhur për studime në fakultetin e Drejtësisë), Aldo Beluli i është afruar disa herë Ariela Muratit duke i kërkuar të lidheshin së bashku.

Pavarësisht sjelljes së të riut, e cila të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një djalë problematik, rezulton nga të njohurit e Aldo Belulit, se ky i fundit ishte një djalë i urtë dhe nuk kishte patur asnjëherë sjellje të dhunshme apo problematike.

Nga ana tjetër, 21 vjeçarja Ariela Murati ishte një nxënëse me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë.

Këtë të dielë në orët e drekës, i riu është përballur sërish me dashurinë e tij dhe pas një konflikti e një tjetër refuzimi, 23 vjeçari ka qëlluar dy herë mbi trupin e 21 vjeçares. Ariela Murati është rrëzuar përtokë dhe jetën e ka humbur në spital. Ngjarja ndodhi fare pranë QSUT-së, në ambientet përballë Fakultetit të Mjekësisë. Në kushtet e shokut dhe gjëndjes së rënduar spikologjike, i riu ka qëlluar më pas veten me armë. Aktualisht Aldison Beluli ndodhet i shtruar në reanimacion, në gjëndje kritike për jetën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat