“Klithma dhe të qara nga shoqet e Arielës!” Zbulohet një tjetër video e vrasjes në Tiranë

Shqipëria

“Klithma dhe të qara nga shoqet e Arielës!” Zbulohet një tjetër video e vrasjes në Tiranë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:19
Ariela Murati

Një tjetër video është zbuluar e cila kap momentet pas ndodhjes së tragjedisë së kësaj pasditeje në Tiranë, ku Aldison Beluli qëlloi për vdekje me armë 21 vjeçaren Ariela Murati.

Video tregon momentet kur e reja qëndron e shtrirë përtokë, pa ndjenja dhe e mbuluar në gjak. Në sfond dëgjohet klithmat dhe të qarat e dy shoqeve të Arielës, të cilat po e shoqëronin këtë të dielë të renë 21 vjeçare drejt shtëpisë së motrës së saj, pak para se të vinte në rrugë 23 vjeçari Aldo Beluli.

Dy shoqet e Arielës me të parë të riun kanë ecur përpara për t’i lënë Arielën e Aldo që të flisnin, por kur janë kthyer nga të shtënat e armëve, ka qenë tepër vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat