Nënkryetari i ri: Ata që mendojnë se LIBRA është partia e Blushit, gabohen…

Shqipëria

Nënkryetari i ri: Ata që mendojnë se LIBRA është partia e Blushit, gabohen…

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:08
Endri Tafani

Nënkryetar i partisë Libra, Endri Tafani me nje mesazh postuar ne Facebook, drejtuar anetareve te kesaj partie, thote se “ky është një moment reflektimi për të gjithë anëtarësinë dhe dashamirësit e LIBRA”.

Per ish kryetarin e saj Ben Blushin, Tafani thote se nuk e njihte personalisht, por thote se “fjalimet dhe qëndrimet e tij të fundit në Parlament ishin ato që mendoja.

Ai nuk ndaloi vetëm tek fjalët por filloi dhe të veprojë për ndërtimin e një lëvizjeje të re larg llumit të Partive të vjetra.

Ky ishte momenti kur vendosa të angazhohesha me LIBRA”.

Mesazh nga Nënkryetari Libra Z.Endri Tafani:

“Pas ngjarjeve të fundit besoj ky është një moment reflektimi për të gjithë anëtarësinë dhe dashamirësit e LIBRA. Reflektim për cfarë kemi bërë dhe cfarë do të bëjmë. Nuk marr përsipër të flas për të gjithë por po ju them se cfarë mendoj vetë.
Nuk e kisha njohur përsonalisht më parë Ben Blushin.

Kisha lexuar disa nga shkrimet dhe romanet e tij dhe njohuritë e mia për të mbaronin aty. Më pëlqente për talentin dhe mënyrën e të folurit të rrjedhshëm dhe dukej një figurë simpatike kur dilte në TV dhe mbronte PS, por realisht kjo nuk më bënte që të angazhohesha politikisht me PS.

Pastaj erdhi momenti kur Blushi pati guximin t’i kundërvihej sistemit. Fjalimet dhe qëndrimet e tij të fundit në Parlament ishin ato që mendoja. Ai nuk ndaloi vetëm tek fjalët por filloi dhe të veprojë për ndërtimin e një lëvizjeje të re larg llumit të Partive të vjetra. Ky ishte momenti kur vendosa të angazhohesha me LIBRA. Ajo që më afroi tek LIBRA nuk ishte talenti i tij si shkrimtar, por veprimi i tij politik së fundmi në Parlament dhe jashtë tij kur iu kundërvu një sistemi të kalbur.
Cfarë është LIBRA? Është një pyetje që i drejtohet gjthë anëtarsisë.

A është LIBRA partia e Blushit apo është LIBRA partia e njerëzve që duan të ndryshojnë këtë politikë, e njerëzve që duan më të mirën për vendin e tyre dhe që kanë guximin t’I kundërvihen sistemit të kalbur?

Atyre që mendojnë që LIBRA është partia e Blushit po iu them që e kanë gabim sepse I bie të mos kenë kuptuar realisht se cfarë është LIBRA.

LIBRA nuk është një kult individi. Kemi krijuar plot kulte të tillë në Shqipëri bile shumë më tepër se cdo vend tjetër. Ata që mendojnë që LIBRA është Blushi nuk e kanë kuptuar vetë Blushin. Ai i kishte adhuruesit e tij në PS dhe ishte në një nga figurat kryesore atje. Nëse donte të ishte i adhuruar ishte shumë mirë atje. Nuk ishte adhurimi personal ai që kishte nevojë Blushi por krijimi i një lëvizjeje me njerëz që mendonin si ai.

Që kishin dëshirë ta luftonin sistemin. Këta njerëz janë LIBRA, sepse donin të ndryshonin Shqipërinë dhe jo të adhuronin një individ.

Personalisht ndjej keqardhje nga largimi i Blushit. Do të doja që LIBRA sot të ishte në Parlament e përfaqsuar nga ai. Por këtë gjë nuk e arritëm dot. Morëm 20 mijë vota por nuk ishin mjaftueshëm. Dhe këtu është keqardhja ime. Sikur të kishim arritur secili prej nesh që të bindte dhe dy të tjerë që të na votonin gjërat mund të ishin ndryshe.

Pavarsisht masakrimit elektoral që i ndodhi LIBRËS nëse ne do kishim më tepër vota nuk do të arrinin të na ndalonin. Këtu është keqardhja ime sepse personalisht ndjej që mbase nuk kam dhënë maksimumin dhe mendoj që mbase kështu ndjehen një pjesë e mirë e antarsisë LIBRA. Ia kemi lënë Benit peshën maksimale dhe vetë nuk kemi bërë maksimumin.

Është koha ta ndryshojmë këtë gjë. Secili prej nesh duhet të japi maksimumin. LIBRA jemi ne që kemi këto ide. Që duam që gjërat në Shqipëri të ecin më mirë. Që janë të lodhur nga një kastë e kalbur dhe që duan që ajo kastë të zëvendësohet nga njerëz të rinj. Nga njerëz të rinj të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin që gjërat në Shqipëri të ndryshojnë.

Them me bindje që njërëz të tillë tëk LIBRA ka plot. Ejani t’i ndihmojmë këta njerëz të mirë të LIBRA të ndryshojnë Shqipërinë. Nuk ia arritëm për një grusht votash, por nuk kemi dhënë maksimumin. Le të japim maksimumin tonë dhe jam I bindur që do ia dalim. Është vetëm në dorën tonë. Në dorën e cdo anëtari dhe simpatizanti të LIBRËS. Le ta bëjmë këtë gjë. Është vetëm në dorën tonë

Përzemërsisht

Endri Tafani”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat