Vetëm pak minuta para vrasjes, telefonata e fundit e Arielës me nënën

Shqipëria

Vetëm pak minuta para vrasjes, telefonata e fundit e Arielës me nënën

Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:33
Ariela Murati

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku një vajzë e re vetëm 21-vjeç është vrarë me armë zjarri. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë QSUT-së dhe krimi është kryer nga një i ri vetëm 23-vjeç i cili ishte i dashuruar me studenten e drejtesisë. 

Viktima quhet Ariela Murati dhe ishte studente e Drejtësisë në vitin e 3 të shkollës së lartë. 

Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj.

Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë edhe veten.

Prindërit e Arielës kanë mbërritur në Tiranë për të parë vajzën e tyre mes lotësh e pikëllimit, ndërkohë që në fshatin e tyre Zharrës të Fierit janë hapur dyert e mortit.

Familjarët e kanë marrë vesh lajmin për vdekjen e vajzës së tyrte nëpërmjet medias, ndërsa për nënën e së resë ka qenë e pabesueshme pasi para se të ndodhte tragjedia kishin folur së bashku në telefon, ku Ariela i kishte treguar se po shkonte te e motra. 

Përveç lotëve dhe të bërtiturave në pavionin e morgut në Tiranë, familjarët janë shprehur shkurtimisht se djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat