Qëlloi vajzën që dashuronte e më pas veten, ja si është gjendja e Adison Belulajt

Shqipëria

Qëlloi vajzën që dashuronte e më pas veten, ja si është gjendja e Adison Belulajt

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:22
Aldison Belulaj

Kanë dalë sot detaje në lidhje me shëndetin e 23-vjeçarin Aldison Belulaj, i cili dje ekzekutoi për vdekje 21-vjeçaren Ariela Murati dhe më pas qëlloi me armë drejt vetes.

Sot kanë folur mjekët e Spitalit të Traumës, të cilët kanë thënë se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mbahet në jetë nga aparaturat.

Belulaj vijon të jetë i pavetëdijshëm. Mjekët janë shprehur se ai ka marrë dëmtime të rëndë na tru. Gjithashtu bëhet me dije se i riu vijon të ketë ende në kokë plumbin.

21-vjeçaria Ariela Murati u vra dje tragjikisht me pistoletë, pasi refuzoi dashurinë e 23-vjeçarit Aldosen Belulaj.

Krimi i rëndë i ndodhur pranë Fakultetit të Mjekësisë tronditi mbarë opinionin publik gjatë pasdites së të dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat