Vrasja e studentes, reagon Ministrja e Drejtësisë

Shqipëria

Vrasja e studentes, reagon Ministrja e Drejtësisë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:34
Etilda Gjonaj

Vrasja e studentes 21-vjeçare, një ditë më parë në kryeqytet ka prekur mbarë opinionin publik, por jo vetëm. Për ngjarjen e rëndë ka pasur një reagim edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila bën thirrje për mbrojtje dhe përkrahje nga grave.

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune”, shkruajti në një postim në Twitter Gjonaj.

Refuzimi për të pasur një histori dashurie, bëri që të dielën 23-vjeçari Aldison Belulaj ta qëllonte për vdekje studenten 21-vjeçare nga Fieri, e cila ishte në vitin e tretë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë. Më pas, Belulaj qëlloi veten duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:50 minuta, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë, në Rrugën e Dibrës, zonë në të cilën Ariela Murati banonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat