Familja e Ariela Muratit në Zharrës të Fierit ka hapur dyert e mortit ndërsa miq dhe dashamirës i janë bashkuar dhimbjes së tyre.
Mbrëmë pas ardhjes në Tiranë, babai i Arielës u shpreh mes lotëve se autori Aldosen Belulaj do të paguante për këtë krim.
Se në çfarë kuptimi apo konotacioni ka qenë kjo fjali, mbetet për t’u parë.
Trupi i 21 vjeçares është tërhequr nga morgu dhe është dërguar drejt fshatit të saj ku dhe pritet të bëhet varrimi në orën 13:00.
Nga ana tjetër, në rrjetin social, kanë qenë dhjetëra miq të Arielës të cilët kanë shkruar apo postuar foto të viktimës duke shprehur dhimbjen e madhe.