Flet mjeku: I riu me dy plagë plumbi, në koma, ja zonat e dëmtuara

Shqipëria

Flet mjeku: I riu me dy plagë plumbi, në koma, ja zonat e dëmtuara

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

Mjeku i spitalit të Traumës ka dhënë detaje nga gjendja e Aldison Belulajt, i riu 23 vjecari që vrau vajzën pse i refuzoi dashurinë dhe pastaj qëlloi edhe veten me të njëjtën armë.

“Janë dy plagë që kanë shkaktuar jo pak dëme te i sëmuri, thyerje të kockave të fytyrës, dëmtime të dyshemesë së rrënjës së hundës, dhe të trurit. Kemi një zonë të madhe hemorragjike nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është ënjtja e gjithë trurit, është në rrezik se enjrta i merr jetën njeriut. Duke pasur truri hapësirë të kufizuar nëse kjo ënjtje procedon më tej truri mbyt veten dhe vjen vdekja”- tha mjeku në një deklaratë për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat