Vrau 22-vjeçaren, i riu nga Fieri me 2 plumba në kokë; po lufton me vdekjen

Shqipëria

Vrau 22-vjeçaren, i riu nga Fieri me 2 plumba në kokë; po lufton me vdekjen

Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:39
Aldison Belulaj

Aldison Belulaj, 23 vjeçar nga Fieri që ditën e djeshme tronditi gjithë vendin pasi vrau me armë zjarri një vajzë të re pasi refuzoi të lidhej me të e më pas qëlloi drejt vetes ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spital.

Mjeku i Spitalit të Traumës në një deklaratë për media ka dhënë detaje rreth gjendjes së 23-vjeçarit i cili aktualisht  është në gjendje kome. Sipas mjekut, i riu ka dëmtime serioze në pjesën ballore të fytyrës dhe veçanërisht në pjesën trurit pasi ka qëlluar dy herë në drejtim të vetes.

Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 22-vjeçaren Arjela Murati, të dy nga fshati Zharrëz i Fierit, pasi kjo e fundit nuk kishte pranuar të lidhej me të. Më pas i riu kishte shtënë dy herë në drejtim të vetes në pjesën e kokës, por ka mundur të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat